Capello: Interi është ende në garë për titullin e Serisë A - 24orsport
Buy Pixy Template blogger

Capello: Interi është ende në garë për titullin e Serisë A



Trajneri italian Fabio Capello beson se Interi ende nuk duhet të dorëzohet në garën për titullin e Serisë A, ku për momentin favoritë janë Juventusi dhe Lazio, duke thënë se gara është e hapur dhe rinisja e sezonit do të jetë pothuajse si sezon i ri.
Serie A kthehet sot me ndeshjet mes Torinos dhe Parmas dhe Cagliarit e Veronës, pastaj të dielën me ndeshjet mes Atalantas dhe Sassuolos dhe Interit e Sampdorias.
Juventusi rrezikon ta humbë dominimin që e ka pasur që tetë vjet si kampion i Italisë, përkundër që e mban kreun e tabelës aktualisht, me një pikë më shumë sesa Lazio. Por, Capello beson se as Interi nuk duhet të dorëzohet ende.
“Gjithçka është e hapur, përfshirë garën për titullin e kampionit. Kështu që është sikur të ketë filluar një sezon i ri. Ky është një paradoks që mund të sjellë rezultate me të vërtetë befasuese”, ka thënë Capello.
“Nëse Interi e mposht Sampdorian, atëherë ata e kanë një ecuri të ndeshjeve më pak konkurruese në krahasim me klubet e tjera, kështu që ndonjë ecuri e fitoreve mund ta rindezë shpirtin e djemve të Antonio Contes që e kishin në fillim të këtij sezoni”.
“Por, do të ishte një problem serioz për Juventusin nëse lojtarët e humbin vetëbesimin për shkak të disfatës në finale të Kupës së Italisë. Fuqia e tyre ka qenë që ata nuk ndalen kurrë, kështu që besoj se Juventusi do të vazhdojë të jetë protagonistë”. 
Previous article
This Is The Newest Post
Next article

Articles Ads

Articles Ads 1

Articles Ads 2

Advertisement Ads